Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, mori pjesë në punimet e Sesionit të 20-të jubilar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM), të zhvilluar në Budva, me dt. 6-8 maj 2026.
Në kuadër të diplomacisë parlamentare dhe në margjinat e këtij takimiu zhvillua nje takim dypalësh ndërmjet dy Nënkryetarëve të Parlamentit të Malit të Zi, Nikolle Camaj dhe Zdenka Popović dhe homologes së tyre shqiptare, Klodiana Spahiu.
Takimi u fokusua në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e marrëdhënieve të mëtejshme institucionale ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.



