Presidentja e Grupit të Ambasadoreve Gra në Holandë, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë znj. Adia Sakiqi ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë vitit 2021 ndërmjet grupit të ambasadoreve gra dhe politikanëve dhe ekspertëve të ndryshem holandezë.
Grupi i Ambasadorëve Gra në Holandë është një grup aktiv prej 41 ambasadoreve gra të akredituar në Holandë dhe Belgjikë, të cilat zhvillojnë takime periodike me aktorët politikë dhe nëpunësit civilë holandezë për të diskutuar tema me interes të përbashkët.