Ekspozita fotografike “Zoti në Shqipëri” nga Jutta Benzenberg, është në Galerinë e Ambasadës së RSH në Hagë.
Jutta Benzenberg është fotografe e mirënjohur gjermane e cila krijon dhe jeton prej vitesh në Shqipëri. Jutta sjell me fotot e saj një botë ritualesh sa intime dhe paqësore, aq dhe goditëse me vërtetësinë magjike të shikimit fetar. Të gjendesh mes 24 fotove të përzgjedhura të Juttes në Galerinë e Shqipërisë në Hagë është njësoj si të jesh mes 24 pasqyrave më të shndritëse të harmonisë së kulluar fetare në Shqipëri, ndaj ejani ta vizitoni.