Ambasada e Shqipërisë në Hagë së bashku me Ambasadën e Kosovës dhe Dutch Albanian Foundation organizoi aktivitetin “Fëmijët e Diasporës vazhdojnë të flasin shqip”.
Fëmijët u ndanë në dy grupe, nga grupmosha 5-9 vjeç ku lexuan përralla si Maçoku me Çizme dhe gjëegjëza të ndryshme dhe nga grupmosha 10-15 vjeç ku lexuan përralla të moçme shqiptare.
Nga Mitrush Kuteli mësuam si jeta e mundi vdekjen dhe se si e “Bija e Henës dhe e Diellit - pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve, për të mirën e të mirëve, për shpëtimin e njerëzve”- e shpëtoi trimin dhe e mundi kuçedrën.
Me ndihmën e dy mësueseve tona, Darinka Piqani dhe Albana Shala fëmijët e diasporës përmirësuan gjuhën shqipe.
Jemi shumë të lumtur që ky aktivitet edukues mblodhi së bashku familjet shqiptare në Holandë, në këtë prag festash.