Ashtu siç qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës u bashkuan sot për të përforcuar bashkpunimin midis tyre, më 25 nëntor 2022, me rast të kremtimit të festave të nëntorit, Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës u bashkuan për organizimin e aktivitetit për mbylljen e ekspozitës “Silent Conversation”.
Dy artistët tanë të talentuar, Arjeta Mala nga Peja, dhe Eduart Baçe nga Gjirokastra, prezantuan veprat e tyre artistike, të cilat paraqisnin bukur, në harmoni, botën e tyre të brendshme dhe rrugëtimin e jetës së tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Holandë.
Jemi shumë të lumtur që ky aktivitet kulturor bashkoi artëdashësit nga Shqipëria dhe Kosova, dhe që treguam në prag festash se sa të bashkuar jemi.
Në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Holandë, i urojmë gjithë shqiptarëve: Gëzuar Festën e Flamurit, një ditë kaq të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar!