Marrëdhëniet dypalëshe
Marrëdhëniet diplomatike mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulëta (Hollandë) janë vendosur më 17 nëntor 1970.
Vizitat e nivelit të lartë mes Mbretërisë së Vendeve të Ulëta – dhe Republikës së Shqipërisë
26 Maj 1999 – Tiranë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Rexhep Meidani dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Ilir Meta pret Kryeministrin holandez, Sh. T. Z. Wim Kok.
12 Korrik 1999 - Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme, Sh. T. Z. Paskal Milo pret homologune tij holandez, Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Jozias van Aartsen.
22 Korrik 2004 - Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme i RSH, Sh. T. Z. Kastriot Islami, pret në Tiranë homologun e tij holandez, Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Bernard Bot.
23 Tetor 2013 - Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme, Sh. T. Z. Ditmir Bushati pret në Tiranë homologun e tij holandez, Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Frans Timmermans.
9 Dhjetor 2013 - Hagë
Ministri i Punëve të Jashtme, Sh. T. z. Frans Timmermans pret homologun e tij shqiptar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. z. Ditmir Bushati dhe Ministren e Integrimit Europian Sh. S. Znj. Klajda Gjosha.
26 Maj 2014 - Hagë
Kryeministri i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T. Z. Mark Rutte pret Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Edi Rama.
30 Mars 2015 - Hagë
Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.z. Bert Koenders pret në Hagë homologun e tij shqiptar, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.z. Ditmir Bushati dhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Sh.T.z. Damian Gjiknuri.
30 Mars 2015 - Hagë
Ministri i Çështjeve Ekonomike të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Sh.T.Z. Henk Kamp pret Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ditmir Bushati dhe Ministrin e Energjisë dhe Industrisë, Sh.T. Z. Damian Gjiknuri.
5-6 Shkurt 2016 - Hagë
Vizita në Hollandë e Ministrit të MEPJ, Sh. T. Z. Ditmir Bushati, në kuadër të Presidencës Holandeze të BE, Gymnich, Hollandë.
10-12 Prill 2016 - Hagë
Vizitë e Ministres së Integrimit Evropian të Shqipërisë,Sh. T. Znj. Klajda Gjosha, në kuadër të Presidencës Holandeze të BE – Amsterdam.
Maj 2016 - Tiranë
Komisioni Parlamentar i Sigurisë i parlamentit hollandez zhvilloi vizitë në Shqipëri në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO.
6 Korrik 2016 - Hagë
Vizitë e Ministres së Integrimit Europian, Sh. T. Znj. Klajda Gjosha dhe takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Çështjeve Europiane, Z. Robert de Groot.
21 Qershor 2016 - Rotterdam
Ministri i Transportit Sh. T. Z. Edmond Haxhinasto merr pjesë në konferencën TEN-T për transportin në Rotterdam, Hollandë.
15-16 Shtator 2016 - Hagë
Vizitë e Ministres, Sh. T. Znj. Mirela Kumbaro, takim me homologen Sh.T. Z. Bussemaker.
4 Tetor 2016 - Tiranë
Vizitë e Ministres hollandeze të Mbrojtjes Sh. T. Znj. Hennis në Tiranë dhe takim me homologen Sh. T. Znj. Mimi Kodheli.
30-31 Tetor 2017 - Hagë
Kryetari i Bashkisë Z. Veliaj mbajti leksion në Universitetin Erasmus, si dhe zhvilloi takim me diasporën dhe studentët.
6 Nëntor 2017 - Hagë
Takimi midis Ministrit të Jashtëm Sh. T. Z. Bushati dhe MPJ të Hollandës Sh. T. Z. Zijlstra në kuadrin e punimeve të ministerialit të NATO.
18 Janar 2018 - Hagë
Konsultime te larta diplomatike ne MPJ te Hollandes, midis dy ministrive.
23 -26 Janar 2018 - Davos, Zvicer
Takim bilateral midis Kryeministrit Z. Edi Rama dhe homologut hollandez Z. Mark Rutte ne Davos
7-8 shkurt 2018, Hage : Vizitë e 4 zëvendës-ministrave të MPB dhe MPD për çështjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm
13-14 Shkurt 2018 - Hagë
Vizitë në Hollandë e Ministrit të MEPJ, Sh. T. Z. Ditmir Bushati,
- Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, z. Ditmir Bushati, zhvillon nje takim me Ministrin e Drejtësisë Sh. T. Z. Grapperhaus.
-Ministri per Europen dhe Punet e Jashtme, z. Ditmir Bushati, mban një leksion në Institutin Europian të Universitetit të Leiden .
-Ministri i per Europen dhe punet e Jashtme, z. Ditmir Bushati diskuton me politikanë hollandezë në "Hague Center for Strategic Studies" për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
23 maj 2018- Hage :
Vizitë e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj dhe Ministres së Drejtësise, znj. Etilda Gjonaj.
- Takime me homologët: Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë dhe Ministrin për Migracionin. Nënshkrim i Letter of Intent për bashkëpunim bilateral policor
- Takim me Presidentin e Eurojust
- Takim me Drejtorin e Europolit
- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Drejtësisë, së bashku me përfaqësues të Euralius në Tiranë, si dhe përfaqësues hollandezë që punojnë për reformën në drejtësi në Tiranë, diskutuan para përfaqësueseve të institucioneve hollandeze
- Takim me grupin parlamentar të Drejtësisë dhe Sigurisë, si dhe të cështjeve të BE në Dhomën e Dytë të Parlamentit të Hollandës
7 maj 2018 : Deputetë hollandezë, me ftesë të ambasadës hollandeze në Tiranë, zhvillojnë takime të nivelit të lartë në Tiranë
6 korrik 2018 : Kryetarja e Senatit hollandez viziton Shqipërinë me ftesë të Kuvendit të RSH.
26 shtator 2018: Drejtori i Policisë së RSH takohet me Drejtorin e Policisë së NL
7 dhjetor 2018: Zv. Ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj, merr pjesë ë Konferencën Anti-korrupsion, ICC
17 Janar 2019: Ministri i Puneve te Jashtme te Hollandes, z. Stef Blok viziton vendin tone.
8 prill 2019 - Vizita e Ministrit holandez për Migracionin, Mars Harbers në Tiranë
27 maj 2019 - Vizita e MEPJ në Detyrë, z. Gent Cakaj në Hagë;
28 shtator-2 tetor 2019 - Vizitë/shkëmbime kulturore me Grupin “Women in Business”, ku gra holandeze nga fusha të suksesshme biznesi u takuan me ministret znj. Belinda Balluku, Elva Margariti, deputete Milva Ikonomi, si dhe gra shqiptare të suksesshme në fushën e biznesit;
4 dhjetor 2019 - Vizita e Ministrit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali në Hagë.
1 tetor 2020 - Vizita e Kryenegociatorit të RSH me BE z. Zef Mazi; takime me deputetë të partive CDA, VVD, GroenLinks, si dhe me përfaqësues të think tanks të njohura në Holandë (Clingendael, HCSS);
27 tetor 2020 - Takim i Kryenegociatorit të RSH për anëtarësimin në BE z. Zef Mazi me Komitetin e Përhershëm Parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës;
18 dhjetor 2020– vizitë e MEPJ në Detyrë të RSH z. Gent Cakaj në Hagë dhe takim me Komisionerin e Lartë të OSBE për Minoritetet;
16 qershor 2021 - Takim bilateral i Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhaҫka me Ministren për Punët e Jashtme të Holandës znj. Sigrid Kaag, në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel;
10 nëntor 2021- Vizitë zyrtare e KM të Holandes z. Mark Rutte në Tirane dhe takim me KM e RSH z. Edi Rama.