Duke filluar qe nga data 1 Janar 2020, ne zbatim te Urdhrit te Kryeministrit nr. 158, date 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm on-line nga data 1.1.2020”, te gjitha sherbimet nga One Stop Shop i portalit e-Albania ne kuader te aplikimeve per sherbime konsullore nga qytetaret shqiptare me qendrim ne Holande, do te ofrohen nga Ambasada e RSh ne Hage.
Ne kete kuptim, cdo dokument qe ofrohet nga seksioni one stop shop i portalit online e - Albania qe sherben si dokumentacion mbeshtetes per perpilimin dhe leshimin e vertetimeve/sherbimeve qe kerkohen nga qytetaret shqiptare ne Ambasade, do te gjenerohen nga kjo e fundit.
Llojet e dokumentave qe do te leshohen nga Ambasada nga e - Albania, duke filluar qe nga 1 Janar 2020, eshte e afishuar si me poshte. Ky sherbim do te ofrohet pa pagese.
Ky transformim eshte bere ne kuader te permiresimit te ofrimit të shërbimeve publike, duke i krijuar mundësinë qytetarëve apo bizneseve shqiptare të marrin shërbimin e kërkuar, duke evituar burokracitë e panevojshme.