Gjatë vizitës zyrtare në Varshavë ne date 9 shtator 2019, Ministri ne Detyre, Z. Gent Cakaj zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz.
Në takim u diskutua për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të posaçëm në rrafshin dypalësh. Pavarësisht progresit të vazhdueshëm, ekziston ende shumë hapësirë e pashfryëzuar bashkëpunimi midis dy vendeve, sidomos në fushën e ekonomisë dhe turizimit. Përveç konfirmim te marrëdhënieve të shkëlqyera, kjo vizitë në Poloni ishte edhe përpjekje për shqyrtim të hapësirave të mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh.