Në datë 15 Maj u zhvillua në Galerinë e Artit të Ambasadës Shqiptarë në Hagë ekspozita njëditorë e koleksionistes britanike, znj. Patricia Nugge, me libra antikuarë për heroin shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilët datojnë nga viti 1510 deri në vitin 1800.
Të pranishmit e shumtë: ambasadorë dhe perfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Hagë, të Ministrisë së Jashtme dhe medias hollandeze, të artit dhe historisë, si dhe të diasporës shqiptare në Hollandë ndoqën leksionin për figurën e Gjergj Kastriotit dhe admiruan librat e koleksionit Nugee.