Në iniciativën e Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë, z. Pawel Michalak, në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Łódź, u organizua takimi vjetor i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Poloni, anëtare e Federatës Botërore të Konsujve të Nderit (FICAC).
Gjatë takimit, ku e ftuar nderi ishte Ambasadorja Mimoza Halimi, u diskutua mbi prioritetet e Presidencës polake të , procesin e Zgjerimit dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, si dhe zhvillimet socio-politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në përfundim të takimit, të pranishmit vizituan ekspozitën me pamje turistike nga Shqipëria dhe morën pjesë në mbrëmjen festive të organizuar nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë, z. Pawel Michalak.