Në datat 17-19 qershor 2021, Ministri i Shtetit, Kryenegociatori për Aderimin e Shqipërisë në BE, z. Zef Mazi zhvilloi një vizitë në Varshavë, Poloni. Ai u takua me Sekretarin e Shtetit, Zv/Minitrin e Punëve të Polonisë Szymon Szynkowski vel Sęk, Nën Kryetaren (Kryetare në detyrë) e Komisionit të Çështjeve të BE në Parlamentin e Polonisë, znj. Anita Czerwińska, dhe me Nën Kryetaren e Grupit Parlamentar Poloni-Shqipëri në Parlamentin e Polonisë, znj. Teresa Pamuła. Në takimet e zhvilluara u shpreh mbështetja e palëkundur e Polonisë në çdo fushë të integrimit për Shqipërinë. Dy vendet presin të organizojnë Edicionin e 3-të të Konferencës së Tiranës për shkëmbim eksperience në fushën e integrimit, sa më parë që ta lejojë situata pandemike.