Presidenti Meta pret në takim Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Republikës së Polonisë, Sh.T. Z. Andrzej Duda, i cili ishte njëkohësisht dhe i Ftuar Nderi i Samitit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që u zhvillua në Tiranë, më 8-9 maj 2019. Pas ceremonisë shtetërore të mirëseardhjes, dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë e më pas një takim të zgjeruar mes dy delegacioneve. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira e miqësore midis dy vendeve e popujve, që siç theksoi, janë shumë më të thella në histori se marrëdhëniet diplomatike. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për vizitën e Presidentit Duda në Tiranë, si dhe pjesëmarrjen e tij në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, duke e konsideruar këtë vizitë një mesazh të qartë mbështetës për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të agjendës evropiane, etj. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30