#Shqipëria në Euro 2016

Kampionati Evropian është konkurrenca kryesore e futbollit të meshkujve e udhëhequr nga UEFA. Ky konkurrim zhvillohet çdo katër vjet që nga themelimi i tij në vitin 1960. Emri i tij origjinal ishte "UEFA European Natitons’ Cup", ndërsa në vitin 1968 u emërua "UEFA European Football Championship". Që nga viti 1996 kampionatet emërohen si Evropianë - shkurtimisht "Euro" plus vitit (p.sh. Euro 2012).

Deri në vitin 1980, vetëm katër përfaqësues kanë luajtur në fazën finale, ndërsa pas këtij viti tetë ekipe filluan të konkurrojnë.

Në vitin 1996, konkurrenca u zgjerua në 16 përfaqësues (katër grupe).

Nga Euro 2016, 24 përfaqësues do të konkurrojnë në fazën finale. Ky kampionat po mbahet në Francë dhe rëndësia e tij është e pazakontë për #Shqipërinë, e cila është kualifikuar për herë të parë në fazën e fundit të kësaj ngjarjeje. Një ëndërr e hershme e popullit shqiptar në garën e futbollit u bë realitet.

Shqipëria është pjesë e grupit A dhe do të përballet me ekipet e Francës, Rumanisë dhe Zvicrës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30