Takimi me homologun polak/Xhaçka: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, rëndësi strategjike për BE

19/02/2021

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi këtë të premte një takim online me Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbigniew Rau.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Polonia ka treguar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se vendi ynë mbetet në pritje të përcaktimit të datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda gjashtë mujorit të parë të 2021.

Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan në rritjen e angazhimit për të çuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe vlerësuan se integrimi në Bashkimin Europian i Ballkanit Perëndimor është çështje me rëndësi strategjike.

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi solidaritetin e popullit polak në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe mbështetjen e treguar gjatë pandemisë COVID – 19.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30