"Taste Albania" mbledh së bashku në Varshavë miq dhe dashamirës në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ceremonia "Taste Albania", në kuadër të diplomacisë ekonomike, e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, më 22 nëntor 2019, në Hotel Bristol, mbledh së bashku miq dhe dashamirës të Shqipërisë, mes tyre anëtarë të Sejmit dhe Senatit, zyrtarë të lartë, ambasadorë, diplomatë, përfaqësues të biznesit polak dhe shqiptar, përfaqësues të mediave, think tank, shoqatave të miqësisë dhe komunitetit shqiptar në Poloni, për të kremtuar 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti u nderua nga prezenca e Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Jacek Czaputowicz dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë z. Blendi Klosi. Miqtë të pranishëm në këtë ceremoni patën mundësi të shijojnë, për herë të parë verë dhe raki shqiptare të Kantinave Arbëri, Çobo dhe Nurellari, shegë dhe lëng shege nga Agro Iliria, etj. Gjithashtu, produktet si Vaj Ulliri të Kompanive Musai dhe Shkalla, Erëza dhe Bimë Medicinale nga Filipi & CO dhe materiale promovuese, u ekspozuan në sallë. Në përfundim të aktivitetit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit z. BlendI Klosi dhe Ambasadorja e RSH në Varshavë, znj. Shpresa Kureta lëshuan edhe një intervistë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30