
Më 21 prill 2015, Ambasadori Sami Shiba u prit në takim nga Princ Alwalind bin Talal bin Abdulaziz Al Saud, drejtues i “Kingdom Holding Company”, si dhe President i “Alwaleed Fondation”; investitori kryesor në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe në rajon, ndërsa “Kingdom Holding Company”, një nga kompanitë më të suksesshme në botë përsa i përket investimeve të shumëllojshme brenda dhe jashtë Arabisë Saudite.
Në takim, Princ Alwaleed shprehu interesin dhe gatishmërinë për të bërë një vizitë në vendin tonë, për të parë nga afër mundësitë për investime dhe, në cilësinë e Presidentit të “Alwaleed Fandation”, edhe të financimit të ndonjë spitali apo shkollash.