
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sami Shiba, u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahreinit, Sheikh Khalid bin Ahmed bin Mohamed Al Khalifa
Më 1 mars 2016, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sami Shiba, me rastin e prezantimit të kopjes së Kredencialeve, si Ambasador jo-resident i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, zhvilloi një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahreinit, Shekh Khalid bin Ahmed bin Mohamed Al Khalifa. Bashkërisht diskutuan lidhur me ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe shprehën vullnetin e të dy qeverive për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik, promovimin e dialogut politik, shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë, nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit etj