Articles

Albania Calls 2022

Albanian

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), është Agjencia kryesore qeveritare që promovon investimet nëpërmjet identifikimit të mundësive për investime. AIDA ofron shërbime dhe mbështetje, ofron informacion dhe këshillim të përditësuar, garanton asistencë në fazat procedurale dhe ligjore të konkretizimit të investimit në Shqipëri për investitorët ekzistues si dhe ato potencialë.
Kontributi i drejtpërdrejtë i AIDA-s në zhvillimin ekonomik të vendit theksohet përmes:
1-Lehtësimit dhe mbështetjes së investimeve të huaja direkte në Shqipëri

Takim me Ministrin saudit të Mjedisit, Ujërave dhe Bujqësisë

Albanian

Takim me Ministrin saudit të Mjedisit, Ujërave dhe Bujqësisë.
 

Shqipëria zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

Albanian

11 Qershor 2021, Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.
Prezente gjatë votimit ishte edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila e quajti historik vendimin e Këshillit të Sigurisë në OKB, duke u shprehur se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë.

Ambasadori Shiba u takua me Ministrin e Jashtëm të Bahreinit

Albanian

Më 24 Maj 2021, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bahreinit, rezident në Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite, Sami Shiba, zhvilloi një takim (Online), me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahreinit, ShT.Dr. Abdullatif bin Rashid Al Zayani. Në takim, gjithashtu, morën pjesë, Nënsekretari në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Çështjet Politike, Dr. Shaikh Abdulla bin Ahmed Al Khalifa dhe Drejtori i Departamentit të Çështjeve Evropiane, Ahmed Ebrahim Al Qaraines.
 

Shqipëria aplikon udhëtimin pa viza gjatë periudhës së verës 2021

Albanian

Shqipëria aplikon udhëtimin pa viza gjatë periudhës së verës 2021 
 
Shqipëria aplikon udhëtimin pa viza, gjatë periudhës së verës, pra nga  01 Prill 2021 deri më 31 Dhjetor 2021, shtetasit e Arabisë Saudite, Bahreinit, Omanit, Katarit, Egjiptit, Indisë, Rusisë dhe Tailandës, udhëtojnë pa vizë për në Shqipëri, pra, pa patur nevojë për të marrë një vizë në Ambasadën e Shqipërisë në Riad. Udhëtimi mund të bëhet me një pasaportë të vlefshme.

Nënshkruhet marrëveshje me Omanin

Albanian

Më 31 Mars 2021, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sami Shiba dhe Ambasadori i Sulltanatit të Omanit, Lartësia e Tij, Sayyid Faisal bin Turki Al Said, nënshkruan marrëveshjen midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Sulltanatit të Omanit për përjashtimin reciprok të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, speciale dhe të shërbimit.
 
Dispozitat e kësaj Marrëveshjeje zbatohen për mbajtësit e ndonjë prej pasaportave të mëposhtme:
 

Takim me Ambasadorin e Omanit

Albanian

Më 31 Mars 2021, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sami Shiba, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Lartësia e Tij, Sayyid Faisal bin Turki Al Said. Diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht fushën ekonomike, mundësitë që Shqipëria ofron për investitorët e huaj etj.

Njoftim

Albanian

Njoftim:
 
Bëjmë me dije se ka hyrë në fuqi“Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike, private dhe të shërbimit, për shtetasit e të dyja vendeve”.
 

Takim me Presidentin e SABCO GROUP në Oman

Albanian

Gjatë vizitës në Oman, me rastin e prezantimit te Letrave Kredenciale Sulltanit të Omanit, MT Haitham Bin Tarik, Ambasadori Sami Shiba zhvilloi edhe një takim me Presidentin e “Sabco Group LLC”, Lartësinë e Tij, Khalid Bin Hamad Bin Hamoud Al Busaidi, një nga kompanitë më të mëdha në Oman, me të cilin biseduan për mundësitë e investimit në Shqipëri. Sabco Group LLC, është e përfshirë në zhvillimin e projekteve private dhe publike, si dhe në përfaqësimin e disa kompanive të njohura ndërkombëtare.
 

Takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë të Omanit

Albanian

Më 16 shkurt 2021, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Sulltanatin e Omanit, rezident në Riad, Sami Shiba, pati një takim me Inxh. Redha Juma Al Saleh, President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Omanit dhe Dr. Al Fadhal Abbas Al Hinai, Kryeshefi Ekzekutiv.
Gjatë takimit, diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik, mundësitë për investitorët e huaj në Shqipëri, shkëmbimin e vizitave të delegacioneve të biznesit etj.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00