E-Konsullata, aplikacion në celular për shërbimet konsullore

E-Konsullata, aplikacion i ri në celular për shërbimet konsullore. Më 13 shtatori 2016, Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të projektit të diplomacisë dhe konsullatës dixhitale, bëri prezantimin dhe njoftoi fillimin e aplikacionit "E-Konsullata në telefonat celularë IPhone dhe Android. E-Konsullata, aplikacion i ri në celular për shërbimet konsullore dhe udhërrëfyes për udhëtimet jashtë vendit. Shkarkojeni aplikacionin E-Konsullata nga Appstore dhe Playstore dhe në të do të gjeni kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën për secilin prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata. Ky aplikacion ka qëllim të dyfishtë: ai u shërben qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, sikundër shërben si udhërrëfyes për çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë jashtë. E-Konsullata ofron informacion të integruar të nevojshëm dhe për operatorët turistikë, agjencitë e investimeve, dhomat e tregtisë. E-Konsullata - për shërbime konsullore të sigurta, transparente dhe me kosto të ulët.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00