
Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Sultan bin Salman mbërrrin për një vizitë zyrtare në Shqipëri
Më 6 shtator 2016, mbërriti në Shqipëri, për një vizitë zyrtare treditore, Lartësia e Tij Mbretërore,Princ Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, President i Komisionit për Turizmin dhe Trashgiminë Kombëtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Vizita është me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Do të jetë i pranishëm dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sami Shiba.
Delegacioni i lartë saudit, i kryesuar nga Lartësia e Tij Mbretërore,Princ Sultan bin Salman, do të takohet me autoritetet më të larta, respektivisht me Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, me ministrin e Ekonomisë dhe Turzmit, Ministrin e Kulturës,Kryetarin e Bashkisë së Tiranës etj., si dhe do të ketë vizita në disa muzeume, monumente kulture dhe vende turistike në Shqipëri.