Ministri Bushati takon Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-së

Ministri Bushati takon Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Në kuadër të qëndrimit të tij në Nju Jork për të marrë pjesë në Punimet e Sesionit të 70 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik,Iyad Ameen Madani.

Gjatë takimit, palët diskutuan për zhvillimet më të fundit rajonale dhe nevojën për një koordinim më të mirë për përballimin e sfidave të sigurisë. Ministri Bushati falënderoi z. Madani për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që kjo mbështetje të vijohet dhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO. Në këtë kontekst, Ministri Bushati kërkoi mbështetjen e organizatës për njohjen e mëtejshme të Kosovës nga vendet anëtare të saj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : 00966501422449

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00