Ministri Bushati takon shqiptarë të punësuar në OKB

Ministri Bushati u takua me shtetasit shqiptarë të punësuar në OKB dhe koordinatorët e shkollave shqipe në New York dhe New Jersey.

Në kuadër të vizitës së tij në New York, Ministri Bushati u takua me shtetasit shqiptarë të punësuar në OKB dhe koordinatorët e shkollave shqipe në New York dhe New Jersey. Gjatë takimit, Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për angazhimin e shtetasve tanë në të gjitha nivelet pranë agjencive të OKB-së, si dhe vlerësoi kontributin e shoqatave shqiptare në SHBA dhe rolin tyre të rëndësishëm si faktorë promovues të Shqipërisë në Amerikë.

Koordinatoret e shkollave shqipe të New York-ut dhe New Jersey-it e njohën Ministrin Bushati me punën e tyre sikundër shkëmbyen ide mbi projekte bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të imazhit të Shqipërisë në SHBA, në fushën e arsimit dhe kulturës. Duke i falënderuar për punën e tyre tepër fisnike, atë të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe për brezat e rinj, Ministri Bushati shprehu angazhim maksimal për të vijuar komunikimin me diasporën tonë dhe për të përmirësuar shërbimet që ofron shteti shqiptar në këtë drejtim.

Ministri Bushati ritheksoi vullnetin e qeverisë shqiptare, për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe kulturor me aleatin tonë strategjik, SHBA-të, dhe në këtë kontekst ai vlerësoi historitë e shumta të suksesit të diasporës shqiptare në Amerikë, të cilët duhet të gjejnë mbështetjen e duhur institucionale për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : 00966501422449

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00