Ministrja Kodheli - vizitë zyrtare në Arabinë Saudite
Ministrja e Mbrojtejs, znj. Mimi Kodheli, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, (9-11 Tetor 2016), u prit nga Zëvendës Princi i Kurorës, ZV.KM i Dytë dhe Ministër i Mbrojtjes, Lartësia e Tij Mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Gjatë këtij takimi të dy zyrtarët u ndalen tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes të përbashkët.
Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Ministrja Kodheli vizitoi struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.