Përfaqësuesit e kompanive më me zë saudite gjatë vizitës së tyre në Tiranë u pritën nga autoritetet më të larta shtetërore, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Këshillin e Përbashkët të Biznesit ndërmjet Bashkimit të Dhomave tê Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërise dhe Federatës së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, u mbajt Forumi i Përbashkët i Biznesit shqiptaro-saudit, si dhe u zhvilluan takime me përfaqësues të kompanive shqiptare të fushave të ndryshme.