Takim me Ministrin saudit të Mjedisit, Ujërave dhe Bujqësisë

Takim me Ministrin saudit të Mjedisit, Ujërave dhe Bujqësisë.
 
Më 30 Nëntor 2021, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite zhvilloi një takim me Ministrin saudit të Mjedisit, Ujërave dhe Bujqësisë, Z. Abdulrahman Abdulmohsen A. AlFadley. Diskutuam lidhur me ecurinë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, si dhe për përgatitjet për mbajtjen e Sesionit të 4-ërt të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, që tashmë do të jetë në nivel Ministri, dhe, për palën saudite, delegacioni do të kryesohet nga Ministri i Mjedisit, Ujërave dhe Bujqësisë, ndërsa delegacioni i Shqipërisë do të kryesohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj. Ambasadori dhe Ministri ranë dakord që ky Sesion të mbahet brenda muajit Janar 2022.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00