
Më 3 Nëntor 2020, Ambasadori Sami Shiba zhvilloi një takim me Z. Ajlan Al-Ajlan, President i Këshillit të Dhomave Saudite të Tregtisë dhe Industrisë dhe, njëherësh President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Riadit, si dhe President e "Ajlan and Brothers Co."
Diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht për të rritur praninë e investitorëve sauditë në Shqipëri, për të organizuar vizitat e delegacioneve të biznesit, për të rritur shkëmbimet tregtare, si dhe për të krijuar Këshillin e Biznesit Saudite-Shqiptar.