Sot në një vjetorin e sulmit agresiv të Rusisë në Ukrainë, Ambasadorja Enkeleda Mërkuri mbajti një minutë heshtje, si dhe ndezi një qiri në ambientet e Ambasadës së Ukrainës në Bratislavë , në respekt të qytetarëve ukrainas që humbën jetën në këtë luftë të padrejtë. Ajo mori pjesë në aktivitetet që Trupit Diplomatik i akredituar në Sllovaki, organizoi në këtë përvjetor të kësaj lufte të dhimbshme.
Lufta në Ukrainë dëshmon se liria e demokracia nuk janë të garantuara një herë e përgjithmonë! Shqipëria është rreshtuar në anën e duhur të historisë, në mbështetje të vlerave e familjes euro-atlantike që i përkasim!