Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë Miroslav Lajçak, priti në një takim Ambasadoren e re te RSH-së, e cila paraqiti kopjet e letrave kredenciale në Bratislavë. Temat e diskutimit në këtë takim përfshinë marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Shqipërisë, Presidencën sllovake të BE-së dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Gjate takimit dy bashkebiseduesit ndane vleresime mbi marrëdhëniet miqësore dypalëshe, dialogun intensiv politik si dhe nevojen e zgjerimit dhe intensifikimit te kontakteve e bashkepunimit ne te gjitha nivelet dhe sektoret, vecanerisht pergjate presidences sllovake te BE-se. Kryediplomati sllovak evidentoi se Shqipëria është një nga tre vendet prioritare të rajonit të Ballkanit Perëndimor në ndihmën e marrë nga Sllovakia në formën e përvojës lidhur me eksperiencës sllovake në BE.
Ai përsëriti gjithashtu mbështetjen e Sllovakisë për ambiciet e Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian dhe theksoi se politika e zgjerimit do të renditet ndërmjet prioritetet kryesore që Sllovakia do të përqendrohet gjatë presidencës së saj. Ne kete kuader Lajçak theksoi njëkohësisht se është e rëndësishme për Shqipërinë për të ecur përpara në reformat e nevojshme dhe për t`i zbatuar ato në mënyrë që ato të japin rezultatet e tyre të dukshme për qytetarët, ku vëmendje të vecante ka çështja e miratimit të legjislacionit në lidhje me reformën në sistemin e drejtësisë.
Nga ana e saj, Ambasadorja Merkuri vuri ne dukje rolin konstruktiv te Shqiperise ne drejtim te forcimit te marredhenieve fqinjesore, duke evidentuar edhe mbeshtetjen e pales sllovake per celjen e Selise se Sekretariatit te WBF-se, ne Tirane.