Covid-19 - Përditësim i rregullave të hyrjes në Sllovaki nga data 4 shkurt 2022

Covid-19: Nga 4 shkurti ndryshon regjimi pas mbërritjes nga jashtë, karantina për personat e pavaksinuar do të reduktohet në pesë ditë pas mbërritjes në Sllovaki dhe llogaritet pesë ditë pas mbërritjes, pra data e mbërritjes + 5 = data e ditës së fundit të karantinës.

Pas mbërritjes në Sllovaki, ata që e kanë kaluar Covidin jo më shumë se 180 ditë më parë do të kenë të njëjtat kushte si të vaksinuarit, dmth nuk janë të detyruar për karantinë. Karantina nuk është e detyrueshme për personat e vaksinuar plotësisht, si dhe për ata që kanë mbijetuar. Për personat e vaksinuar dhe ata që i kanë mbijetuar Covid-it, detyrimi për t'u regjistruar në sistemin eHranica vlen çdo 6 muaj. Karantina për personat e pavaksinuar shkurtohet nga 10 në 5 ditë pas mbërritjes në Sllovaki me një kurs karantine asimptomatike ose karantina përfundon pas marrjes së rezultatit negativ të testit PCR, i cili mund të kryhet menjëherë pas mbërritjes në Sllovaki. Regjistrimi në eHranice mbetet i detyrueshëm për personat e pavaksinuar pas çdo mbërritjeje në Sllovaki.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00