U mbyll vizita dyditore e Ministrit te Jashtem dhe Çëshjteve Evropiane te Sllovakisë në detyre, z. Ivan Korçok. Gjate vizites ne datat 6 – 7 Mars 2018, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë u takua me personalitetet më të larta të vendit, si presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, Kreun e Kuvendit, Gramos Ruci, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Fokusi i takimeve të Ministrit Korçok në Tiranëm ishte agjenda evropiane e Shqipërisë në rrugetimin e saj drejt familjes Evropiane. Vizita vjen ne nje moment kyc te marrehdenieve dypaleshe; ne 25 – vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Sllovakisë.
Me presidentin e Republikës u vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve me një bilanc bashkëpunimi pozitiv e në rritje. Kreu i Shtetit Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian. Duke iu referuar përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe, Presidenti Meta shprehu besimin se Sllovakia do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Gjithashtu u vlerësua edhe interesi i qëndrueshëm dhe në rritje i Sllovakisë për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin me Kryeparlamentarin Ruci, dy personalitetet e larta vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehën vullnetin e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të tyre dhe të bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Korčok u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tejkalojnë të shkuarën, të forcojnë bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes tyre dhe të mundësojnë zgjidhjen e çështjeve ende të hapura në mënyrë që të konsolidojnë ecurinë e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke vlerësuar hapat e hedhur nga Shqipëria në përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit në BE, Ministri Korčok shprehu mbështetjen dhe urimin që viti 2018 të jetë një vit i mbarë për aspiratën e Shqipërisë për integrimin në BE.
Në takimin me zëvendëskryeministren e vendit Senida Mesi u shtruan çëshjtet e Ingrimit evropian. Zëvensëministrja falenderoi Ministrin Korçok per mbeshtetjen që Sllovakia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në rrugëtimin e integrimit Evropian. Në këtë takim u diskutua edhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik si dhe nxitjen e marrëhdënieve ekonomike mes dy vendeve.
Në takimin me Minsitrin per Evropën dhe Punët e Jashtme z. Ditmir Bushati, kryediplomati shqiptar shprehu mirënjohjen Ministrit Korčok për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë ndaj proceseve integruese të Shqipërisë, dhe procesit të zgjerimit në tërësi. Ministrat diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ku u ndalën veçanërisht tek bashkëpunimi ekonomik. Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me progresin e reformave në Shqipëri, nisjen e procesit të Vettingut dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Korcok vlerësoi progresin e bërë nga Shqiperia dhe u shpreh se pas një dekade vështirësish, pasi kemi kaluar vazhdimsht teste, BE-ja, më në fund, mund të mendojë jo vetëm për një axhendë të brendshme, por edhe për aspiratat e Ballkanit Perëndimor, i cili po pret të lidhë të ardhmen e tij me atë të familjes evropiane.
Ministri Korçok gjatë vizitës së tij në Tiranë kreu edhe një vizitë në Sekretariatin e (Western Balkan Fund), në të cilin u takua me Drejtorin Ekzekutiv, z. Gjergj Murra.