Më datë 20 prill 2024, në ambjentet e Ambasadës u zhvillua aktiviteti për promovimin e librit të parë poetik, vëllimit me poezi me titull „Këngët e Shekullit Kallkan“, të autores kosovare Iliriane Baraliu-Lladrovci. Morën pjesë diplomatë, përfaqësues të fushës akademike, studentë, përfaqësues të biznesit dhe të komunitetit shqiptar me banim në Sllovaki.
Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori, z. Arten Hanku, i cili foli shkurtimisht për librin, si dhe nga poetja znj. Iliriane Baraliu-Lladrovci. Më pas u dha një koktej dhe autorja dhuroi për të pranishmit nga një kopje të librit të saj.