Gjatë vizitës zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, H.E. Z. Igli Hasani, u realizuan takime frytdhënëse, për marrëdhënien dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Spanjë, u realizuan takime me Forumin e Biznesit Shqiptaro-Spanjoll, Institutin Mbretëror “Elcano” dhe Akademinë Diplomatike të Spanjës, në praninë e Ambasadores së Republikës së Shqipërisë, H.E. Znj. Entela Gjika.
Shqipëria dhe Spanja kanë potencial të madh për forcimin e partneriteteve në sektorë strategjikë reciprok, nga turizmi dhe infrastruktura, tek sektori në rritje i energjisë.
Newsroom
Vizita zyrtare në Spanjë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, H.E. Z. Igli Hasani