Vizitë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar “Gregorio Marañón” të Madridit, aty ku bashkë me stafin mjekësor diskutuam për ngritjen dhe thellimin e urave të bashkëpunimit me spitalet në vendin tonë.
Takim në Madrid me homologen znj. Mónica García Gomez, Ministren e Shëndetësisë,me të cilën diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë.
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Spanjës, në identifikimin e praktikave më të mira dhe inovacionit, me qëllim vijimin e përmirësimit të shërbimit për qytetarët.