Korporata Shqiptare e Investimeve ju fton të aplikoni në procedurën konkurruese për projektin LIFT Tower. Ky projekt arkitekturor, fitues i një konkursi ndërkombëtar, ka për qëllim krijimin e një projekti inovativ të pasurive të paluajtshme publike, i frymëzuar nga modelet më të mira evropiane.
Njoftimi i Procedurës Konkurruese, së bashku me Dokumentet e Plota të Kualifikimit në shqip dhe anglisht, janë në dispozicion në faqen zyrtare të Korporatës: Thirrje e Hapur për Partner Privat – Lift TOWER – Open Call for Private Partner – Lift TOWER
Të gjitha subjektet e interesuara, vendase apo të huaja, ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda afatit të përcaktuar, që është 5 mars 2026, ora 15:00, sipas orës lokale. Aplikimet mund të dorëzohen në adresën fizike Rr. Ibrahim Rugova 5, Sky Tower 7/1, Tiranë, Shqipëri, ose elektronikisht në adresën e email-it competition@aicorporation.al.
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutem na kontaktoni në adresën e mësipërme të email-it ose telefononi në zyrat tona gjatë orarit të punës, 09:00 – 17:00, nga e hëna në të premte.



