Nga data 30 shtator deri më 2 tetor 2024, Korporata Shqiptare e Investimeve ka zhvilluar takime frytdhënëse në Madrid me partnerët spanjollë për të diskutuar strategjitë dhe praktikat më të mira për përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së nismave për zhvillimin dhe menaxhimin e pronave shtetërore. Këto diskutime janë një kontribut konkret për zhvillimin ekonomik në të dy vendet, Shqipëri dhe Spanjë.
Axhenda e punës vizitës së organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Spanjës, përmbante takime me përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Pasurive Shtetërore dhe Agjencive shtetërore SEGIPSA dhe SEPI.