Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Z. Ridi Kurtezi, dorëzoi Letrat e Kredencës pranë Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë cereminisë, Ambasadori përcolli përshëndetjet më të ngrohta dhe miqësore të krerëve të vendit në adresë të Lartësisë së Tij dhe shprehu vlerësim për marrëdhëniet shumë të mira midis të dyja vendeve, të cilat zhvillohen për cdo ditë me orientim dhe vullnet të përbashkët për ti shërbyer zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit politik dhe ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe stabilitetit global.
Presidenti Mohamed bin Zayed e uroi ambasadorin për detyrën dhe shprehu bindjen se misioni i tij do të jetë i suksesshëm, duke i kontribuar më tej zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Lartësia e Tij përcolli përshëndetje të ngrohta për krerët e shtetit dhe rikonfirmoi vullnetin dhe dëshirën për të zhvilluar më tej marrëdhëniet miqësore dhe vllazërore që ekzistojnë midis të dy vendeve.