Marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Marrëdhëniet politike:
 
Marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve janë vendosur më 1 qershor 1992 dhe që prej asaj date dhe deri më sot marrëdhëniet kanë njohur zhvillime pozitive, duke u karakterizuar nga një trend gjithnjë në rritje. Nga të dyja vendet dhe në nivelet më të larta, marrëdhëniet dypalëshe vlerësohen si marrëdhënie shumë të mira me një axhendë solide dhe të qëndrueshme bashkëpunimi. Konsiderohet se zgjerimi i marrëdhënieve në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët është në dobi të dyanëshme. Palët janë të përkushtuara për të ndjekur një platformë konkrete projektesh bashkëpunimi dhe janë të gatshme të rrisin përfitimet ekonomike, teknologjike dhe sociale që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjeve dhe Memorandumeve të Bashkëpunimit. Të dyja vendet bashkëpunojnë ngushtë jo vetëm në planin dypalësh por edhe në atë shumëpalësh. Këtu vlen trë përmendet bashkëpunimi ne kaudër të Këshillit të Sigurimit të OKB, ku të dyja vendet bashkëpunojnë intensivisht sa i takon mbështetjes së kantidaturave reciproke, hartimit dhe lancimit të rezolutave si dhe iniciativave të tjera diplomatike për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
 
Objektiv dhe synim mbetet ruajtja dhe forcimi i mëtejshëm i nivelit të bashkëpunimit me interes të përbashkët si dhe forcimi i bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtarë dhe nismave shumëpalëshe.
 
Marrëdhëniet ekonomike
 
Rezultatet e bashkëpunimit ekonomik dypalësh kanë njohur zhvillim dhe kanë kapacitet dhe perspektivë të qartë për tu forcuar më tej. Ka lindur nevoja për avancimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare dhe të bashkëpunimit ekonomik. Ekzistojne te gjitha hapësirat për të rritur shkëmbimet tregtare pasi potencialet janë të mëdha. Në fushën ekonomike, të dyja palët po punojnë ngushtë për organizimin e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët Ekonomik. Në vitin 2023, shkëmbimet tregtare kapën vlerën e rreth 18 milionë eurove. Eksportet tona në EBA vlerësohen në 9.5 milionë euro. Mallrat e eksportit janë kryesisht produket të fasonerisë, ujë i pijshëm, fruta të thata, materiale alumini, minerale, mermer, gur dhe material ndërtimi. Importet nga EBA në vitin 2023 kanë qenë në shumën 8.5 milionë euro. Mallrat e importuara në vendin tonë janë kryesisht paisje elektronike, nënprodukte të naftës, makina dhe paisje kompjuterike. Marrëdhëniet shumë të mira politike krijojnë hapsirë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Tematika e bashkepunimit ekonomik do të duhet të diskutohet gjerësisht dhe praktikisht në takime në forume të përbashkëta biznesi apo në takime pune të Dhomave respektive të Tregtisë dhe Industrisë si dhe Agjensive të Nxitjes së Investimeve dhe Biznesit. Projekti i madh i Portit të Durrësit është momenti më i suksesshëm i bashkëpunimit ekonomik dhe i tërheqjes së investimeve në sektorin e turizmit elitar, duke i hapur rrugë projekteve të tjera në fushën e infrastrukturës turistike që do ti shërbejnë objektivit tonë për ta kthyer vendin në destinacion kryesor të turzimit në Mesdhe.
 
Objektiv dhe syni do tw jenw ngritja dhe fuksionimi i strukturave të rregullta, mekanizmave dhe bazës ligjore në funksion të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh; mbajtja e takimit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik; inkurajimi i investimeve emiratase në infrastrukturë, energjitikë dhe turizëm dhe intensifikimi i bashkëpunimit me Fondin e Abu Dhabit përmes programeve dhe projekteve konkrete.
 
Marredheniet Konsullore:
 
Në Emiratet e Bashkuara Arabe vërehet një numër në rritje i shtatesve shqiptarë rezident dhe një numër i madh i  turistëve nga vendi ynë. Megjithëse jo në të njëjtin nivel, numri i shtetasve emiratas që vizitojnë vendin tonë ka njohur rritje. Prej muajit prill ka filluar rregjimi i lëvizjes së lirë dhe pa viza midis të dy vendeve tona. Konstatohet një  numër në rritje i shërbimeve të ndryshme konsullore për shtetasit e huaj rezidentë në EBA. Vetëm gjatë vitit 2023, përfaqësia në Abu Dhabi ka përpunuar mbi 4000 praktika konsullore nga të cilat 3000 vetëm praktika viza turistike.
 
Objektiv dhe synim mbetet ofrimi në kohë dhe me cilësi i shërbimeve për të gjithë Shtetasit shqiptarë në nevojë për dokumentacion, informacion, dhe asistencë konsullore dhe juridike në marrëdhënit e tyre me autoritetet emiratase si dhe mbështetja dhe sigurimi i të gjitha të drejtave për shtetasit shqiptarë që punojnë mbi baza ligjore në Emiratet e Bashkuara Arabe.
 
Kuadri ligjor
 
Ndërmjet dy vendeve tona ka një kuadër të mirë ligjor, por ka edhe një sërë fushash të cilat kanë nevojë të mbulohen me marrëveshje përkatëse. Vecoj si shumë të rëndësishme marrëveshjet e nënshkruara ndër vite si ajo për bashkëpunimin ekonomik, ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë, ajo për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, ajo për për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit, ajo për heqjen e vizave. Me rëndësi të vecantë mbetet negociimi i Projekt-marrëveshjeve në proces për bashkëpunim ligjor dhe gjyqësor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Villa nr. 75
(Ahmed bin Mohammed Al Suwaidi Street.),
Mushrif Area, Abu Dhabi, UAE
United Arab Emirates

Tel / Fax

Tel: + 971 (0) 26582505
Fax: +971 (0) 56582705
Nr. i emergjences: 00971 50 980 7881

E-MAIL


embassy.UAE@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00