Në datën 1 maj 2024, Ambasadori Ridi Kurtezi, zhvilloi takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Programit të Shkëmbimit të Eksperiencës Ndërqeveritare dhe Lidershipit në zyrën e Kryeministrit Mohamed bin Rashid. Ky program është lancuar nga qeveria e EBA në vitin 2018 dhe është shtrati kryesor i bashkëpunimit dypalësh që ky vend ka me disa nga vendet që vlerësohen si vende prioritare në fushën e bashkëpunimit
ekonomik. Njëprogram i tillë është nënshkruar edhe midis Kryeministrit Mohamed bin Rashid dhe Kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së tij në EBA në muajin shkurt 2023. Me palën emiratase u diskutua mbi fushat kryesore të bashkëpunimit të këtij programi dhe ato ku pala emiratase mund të asistojë me projekte trajnimi apo shkembim experience, duke evidentuar Performancën Qeveritare, Transformimin Dixhital. Sigurinë, Investimet, Shërbimin Civil dhe Ndërtimin e Kapaciteteve.