CV

Zonja Floreta Faber është Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka dorëzuar letrat kredenciale tek President Barack Obama në vitin 2015. 

 

Zonja Floreta Faber ka punuar si Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri që në hapjen e saj në vitin 2000 deri në vitin 2015. Në këtë kapacitet, Ambasadorja Faber ka punuar ngushtë me përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe amerikane, organizatat ndërkombëtare dhe BE-në, organizatat simotra të biznesit në Shtetet e Bashkuara, në Europë dhe më tej.  Ajo ka qenë një element i kyç i zhvillimit të vetë Dhomës Amerikane si dhe i zhvillimit të funksioneve të tilla si kapacitetet lobuese në komunitetin e biznesit në Shqipëri. Kjo eksperiencë pune ka bërë që ajo të fitojë një ekpertizë të gjerë në disa fusha si në: marrëdhëniet me qeverinë dhe marrëdhëniet me publikun; facilitimin e tavolinave të rrumbullakta dhe negociatave; drejtimin e organizatave drejt suksesit; lobimin deri në nivelet më të larta të qeverisë, organizatave ndërkombëtare dhe qarqeve diplomatike; sjelljen e eksperiencave amerikane apo atyre ndërkombetare në ambjentin shqiptar. 

 

Që nga viti 1995 deri në vitin 2000, Ambasadorja Faber ka punuar me Deloitte & Touche, në Tiranë, Shqipëri, duke përfshirë edhe një periudhë pune për Deloitte & Touche, Pragë, në Republikën Çeke.  Ajo ka punuar për hapjen e zyrës së Deloitte & Touche në Tiranë dhe ka lëvizur ne disa nivele brenda një kompanie gjithnjë e më në rritje, duke ndjekur në mënyrë të veçantë zhvillimin e biznesit dhe duke marrë pjesë apo duke menaxhuar një numër projektesh. 

 

Në vitin 1990 zj. Faber ka filluar eksperiencën e saj të punës në Shkodër, në Shqipëri, duke punuar për tre vite me tre organizata të ndryshme, në Dhomën e Tregtisë Shkodër, në Agjensinë Rajonale të Biznesit si edhe në një kompani shtetërore import-eksporti, që i dhanë asaj një bazë të qëndrueshme pune me qeverinë dhe me ambjentin në lindje të biznesit shqiptar. 

 

Zonja Floreta Faber është e diplomuar nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, në degën Sferë Qarkullimi, në vitin 1990. Nga viti 1993 deri në vitin 1995 ajo ka studjuar në programin dy vjeçar Master Shkencor për Marketing dhe Strategji ndërkombëtare në Shkollën Norvegjeze të Menaxhimit, në Oslo të Norvegjisë.  Këtu përfshihet një periudhë gjashtë-mujore si studente e programeve të shkëmbimit në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit (Ëashington State University), në shtetin e Uashingtonit në Amerikë.  Diploma e saj Master Profesional në Marketing dhe Menaxhim Operacionesh është akorduar nga Universiteti MB, në Shqipëri. Zj. Faber ka ndjekur disa programe ekzekutive dhe trajnime si programe të Universitetit të Harvardit apo Programin e Lidershipit për Vizitorët Ndërkombëtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke u fokusuar në programe për lidershipin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci, menaxhimin, negociata, përgjegjshmërinë në sistemin e qeverisjes, protokollet shtetërore, si dhe në zhvillimin e biznesit.

  

Ambasadorja Faber ka lindur në Shkodër më 19 mars 1968.  Ajo është martuar me dr. Edmond Faber, kirurg vascular. Ato kanë një vajzë Kesli (lindur në vitin 2000 ) dhe një djalë Klint (lindur në vitin 2003).

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00