
Ministria e Punëve të Brendshme e RSH-së njofton qytetarët shqiptarë se në datë 1 korrik 2016, është afati i fundit i vlefshmërisë së pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën prill 2009 – korrik 2010, me afat të pasaktë vlefshmërie, për të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë qënë nën 16 vjeç, në momentin e aplikimit. Të gjithë këta shtetas mund ta përdorin pasaportën edhe pas datës 1 korrik 2016, në pikat e kalimit kufitar, vetëm për t’u kthyer në Shqipëri. Sjellim në vëmëndje se, me mbërritjen në Shqipëri, ata duhet të pajisen me pasaportë të re biometrike për të mundësuar daljen e tyre nga territori i RSH-së.