Në datën 5 shkurt 2026, Albana Dautllari, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë, paraqiti zyrtarisht Letrat Kredenciale pranë Madhërisë së Tij Guillaume, Dukës së Madh të Luksemburgut, duke shënuar fillimin e misionit të saj diplomatik.
Ky moment riafirmon marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të partneritetit si aleatë në kuadër të NATO.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Luksemburg mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë në BE, me Luksemburgun si një mbështetës të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm të këtij procesi.


