Ambasadorja e RSH në Belgjikë, Albana Dautllari, zhvilloi një vizitë pranë Shkollës Shqipe “Rozafa” në Ghent, ku u takua me nxënës, mësues dhe prindër, si dhe vizitoi ekspozitën me punimet artistike dhe krijuese të fëmijëve të kësaj shkolle.
Gjatë vizitës, Ambasadorja vlerësoi përkushtimin e komunitetit shqiptar për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë, si dhe përgëzoi stafin pedagogjik për punën e tyre të vazhdueshme. Me këtë rast u dhuruan libra në mbështetje të procesit mësimor dhe u përcollën mesazhe inkurajuese për fëmijët.
Ambasada shpreh mirënjohjen për drejtuesit e shkollës, mësuesit, prindërit dhe nxënësit për mikpritjen e ngrohtë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.


