𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈𝐕 𝐈 𝐃𝐈𝐀𝐒𝐏𝐎𝐑Ë𝐒 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄 𝟐𝟎𝟑𝟎
Dhe 7 javë na ndajnë nga një prej eventeve më të rëndësishme, që bashkon shqiptarët kudo në botë.

Më 14–15 prill 2026, Tirana do të bëhet hapësira e përbashkët e dialogut, bashkëpunimit dhe vizionit të bijëve të shqipes
drejt “Shqipërisë 2030”. Samiti IV i Diasporës Shqiptare – një moment për t’u takuar, për të ndarë përvoja, për të forcuar rrjetet dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi mes diasporës dhe institucioneve në Shqipëri.
Ftojmë të gjithë bashkëatdhetarët, shoqatat dhe organizatat shqiptare në mbarë botën të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm kombëtar.
Agjenda dhe panelet tematike do të publikohen në ditët në vijim.


