Më 24 shtator 2025, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, Znj. Albana Dautllari, u prit në audiencë nga Madhëria e Tij, Mbreti Filip i Belgëve, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Gjatë audiencës, Ambasadorja shprehu kënaqësinë dhe angazhimin e saj për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona mike, partnere dhe aleate në NATO, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit në fushën e diplomacisë ekonomike, shkëmbimeve tregtare, kulturës dhe arsimit.
Ambasadorja vuri gjithashtu në dukje rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Belgjikë, i cili me angazhimin e tij aktiv forcon urat e miqësisë dhe kontribuon në pasurimin e jetës shoqërore dhe kulturore në Belgjikë.