Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës njofton se mirëpret kërkesa për paraqitjen e ofertave për shitjen e sendeve të ndryshme që janë nxjerrë jashtë përdorimit, përfshirë mobilje, pajisje shtëpiake, si dhe sasi lënde drusore të përftuar nga mobilje të vjetra.
Këto sende nuk janë më në përdorim dhe mund të shërbejnë si materiale të riciklueshme.
Të gjithë të interesuarit ftohen të paraqesin ofertat e tyre deri më 30 nëntor 2025, në e-mail: embassy.brussels@mfa.gov.al



