Ekspozita fotografike "Ngjyrat e Shqiptarëve", organizuar nga Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës hapet më 14 nëntor 2022

Fillimet e punimeve të Kongresit të Manastirit, i cili sanksionoi gjuhën e shkruar shqipe, 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit, një ngjarje kulmore në historinë tonë kombëtare, i cili vendosi për platformën e njehsuar të gjuhës shqipe, u festuan në një aktivitet të përbashkët të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Sofje me diasporën shqiptare në Bullgari.

Me këtë rast, në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës u përurua ekspozita fotografike me fotot fituese të nismës së përbashkët të dy Ministrive të Punëve të Jashtme, Colours of Albanians / Ngjyrat e Shqipërisë, nën tematikën “Gjurmë Identitare”.

Emocionuese të dëgjoje studentët e gjuhës shqipe në Katedrën e Gjuhësisë së Përgjithshme, Dega e Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, të cilët nën angazhimin e Prof. Rusana Bejleri, recituan vargje të veprave shqipe duke ofruar dhe versionin bullgar të tyre. Faleminderit Ambasadorit të Kombit Zehrudin Dokle, i cili në një ndërhyrje speciale performoi disa vargje nga veprat e shquara të shkrimtarëve shqiptar, por edhe përkthime në gjuhën shqipe. Nuk munguan tingujt e mrekullueshëm të muzikës së Shefqet Hoxhës dhe grupit të tij.

Kjo nismë është një nismë modeste, një përpjekje e përbashkët për të promovuar imazhin e shqiptarëve në botë.

Shqipëria dhe Kosova, dy shtete, një komb.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00