Ambasadorja Donika Hoxha zhvilloi një intervistë për edicionin veror "Balkan Spirit" të revistës Bacchus - me titull: "Një kafe me raki, të lutem".
Shqipëria konsiderohet një perlë e fshehur në Ballkan dhe Evropë dhe kjo për shkak të atraksioneve të larmishme. Rritja progresive e numrit të turistëve nga Bullgaria në vitet e fundit është një tregues i qartë se vlerat e natyrës, trashëgimia kulturore, cilësia e ushqimit dhe tradicionalizmi janë aspekte, që ofrojnë një përvojë tjetër për ata që synojnë të eksplorojnë Shqipërinë.
Nga veriu në jug, në çdo cep të vendit tonë, do të magjepseni nga bukuritë shqiptare. Të rinjtë janë pjesë dhe i japin jetë Shqipërisë sonë të bukur duke e promovuar atë përmes mediave sociale apo miqve. Ata japin një kontribut të madh në një kulturë të re mjedisore në Shqipëri.
Ambasadorja Hoxha dha kontributin e saj duke folur gjithashtu për rivierën shqiptare, detin Adriatik, shtigjet malore shqiptare nga Valbona në Theth, përmes maleve të Nemuna, ushqimin dhe verën e shijshme.