Pasditja letrare ishte aktiviteti kulturor që u organizua në kuadër të Tetorit të Librit. Eventi pati për qëllim theksimin e rëndësisë së gjuhës shqipe mes të rinjve bullgar që mësojnë gjuhën tonë & studentëve shqiptar për të mos lënë në harresë, gjuhën amtare. Grupi i studentëve të Ballkanistikës në Universitetin e Sofjes, ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të përfaqësisë diplomatike shqiptare në Sofje, sëbashku me studentët shqiptar lexuan poezi, prozë dhe kënduan këngë - të gjitha ne shqip.
Në kuadër të Tetorit te Librit u dha një kontribut domethënës nën mesazhin drejtuar brezit të ri për të mos lënë mënjëanë dijen përmes leximit dhe për të mos harruar rrënjët, gjuhën e bukur shqipe.