Shqipëria merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Frankofonisë “Soleil”

Për të dytin viti rradhazi, Shqipëria mori pjesë në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Frankofonisë “Soleil”, që zhvillohet në qytetin bregdetar të Sozopolit në datat 31 maj - 8 qershor. Ambasada e RSH-së në Sofje u prezantua me ekzpozitën “Feel Albania”. Pjesë e Festivalit ishin dhe 5 studentë nga Fakulteti i Arteve të Bukura, Erlind Fusha, Erald Neza, Emi Behari, Merisa Hasrama dhe Besiana Menalla dhe kitaristi nga Kosova, Rron Pllana.
 
Këtë vit, ambasadorja Donika Hoxha mbajti postin e Drejtores së Nderit të Festivalit, një vlerësim për punën dhe devotshmërinë për të promovuar dhe përfaqësuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.
 
Më 3 qershor u bë hapja zyrtare e Festivalit dhe në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja Hoxha falenderoi organizatorët për kontributin në bashkimin e kulturave të ndryshme dhe për vlerësimin e punës në përfaqësimin sa më dinjitoz të Shqipërisë. Ambasadorja Hoxha theksoi se aktivitete të tilla janë një platformë shumë e mirë promovimi për të gjithë dhe Shqipëria nuk mund të mungojë në të tilla aktivitete. Ajo përmendi dhe praninë e 5 studentëve të pikturës, të cilët ndodhen në Sozopol prej datës 31 qershor. 
 
Ndërkohë, më 4 qershor u çel ekspozita “Feel Albania” në ambientet e Muzeut Arkeologjik, shoqëruar nga një koncert me kitaristin Pllana dhe një kuartet nga Bullgaria. Në hapje të ekspozitës, ambasadorja Hoxha përshëndeti të ftuarit, të cilët i ftoi në një tur virtual në Shqipëri duke evidentuar përshtypjet më të mira të shkruara nga media evropiane për vendin tonë si destinacion turistik.
 
Në datën 7 qershor u bë hapja e ekspozitës së piktorëve, ku u shfaqën 10 pikturat e punuara nga studentët shqiptarë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rruga Aksaskos, 20, kati i 4-rt
Sofje, Bullgari

Tel / Fax

Tel. +359 29433857
Fax. +3592 943 3069
Emergency
+359 89 4311493

'

E-MAIL

embassy.sofia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00

E premte
09:00 - 15:00