Ambasadorja Donika Hoxha zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Bullgarisë z. Rossen Zhelyaskov. Takimi u përqëndrua në mërrëdhëniet e mira dypalëshe midis Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Bullgarisë, intensifikimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve, situatën në rajon dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
U diskutua se si të nxitet më tej dialogu politik dypalësh ndërmjet Shqipërisë dhe Bulgarisë përmes diplomacisë parlamentare, si dhe mbi rëndësinë e zgjerimitBE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e të gjithë kontinentit.
Shqipëria dhe Bullgaria këtë vit festojnë 110 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.